Arrestohen dy banorë të Gostivarit, dyshohen për prerje dhe transport ilegal të druve

Gostivari

Arrestohen dy banorë të Gostivarit, dyshohen për prerje dhe transport ilegal të druve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Dje (21-prill) rreth orës 18:15, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin B.H. nga fshati Duf i Gostivarit dhe 15-vjeçarin nga Orqusa e Gostivarit.

Ata kanë qenë duke transportuar dru për ngrohje të prera në mënyrë ilegale , gjegjësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, me një automjet të tipit “Lançia” pa targa.

Automjeti dhe drutë për ngrohje janë dorëzuar në Policinë Pyjore për procedura të mëtejshme.

Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, ku edhe do të përgatiten parashtresat adekuate.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat