Grubi kritikon punën e Taravarit në Gostivar! Taravari: Anketat tregojnë se kush sa ka punuar

Gostivari

Grubi kritikon punën e Taravarit në Gostivar! Taravari: Anketat tregojnë se kush sa ka punuar

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:57
Artan Grubi

Pesë muaj para zgjedhjeve lokale, kanë nisur akuzat se kush sa ka punuar. Artan Grubi i BDI-së tha se asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim, për shkak të keqmenaxhimit.  

 “Asnjë komunë tjetër aq sa Gostivari nuk ka nevojë për ndryshim për arsye për keq menaxhim në këto katër vitet e fundit dhe e shohim kërkesën e përditshme të çdo qytetari të Gostivarit për të bërë ndryshimin e duhur dhe për tu kthyer në rrugën e duhur. E kjo është rruga e prosperitetit, rruga e menaxhimit të komunës nga njerëz të duhur, nga subjekt i duhur dhe dikush që do i përkushtohet 100 për qind Gostivarit sepse këtë e meriton Gostivari”, theksoi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Në lidhjetelefonike për TV21, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravri nuk deshi të komentojë deklaratën e Grubit duke shtuar se në bazë të anketave është parë se kush sa ka punuar.

Por Taravari nuk mendon sikur Grubi, madje ai në CLick Plus kishte deklaruar se ka punuar më mirë se gjitha komunat me të cilat udhëheq BDI.

“Mos na krahasoni vetëm me Tetovën. Mblidhni katër pesë komuna, Çairin, Tetovën , Dibrën Kërçovën, Strugën bëni bashkë  dhe krahasoni me punët që janë bërë në Gostivar se s’dua veç me një komunë të bëni krahasim”, deklaroi Arben Taravari – kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti. Ndonëse ka edhe rreth 5 muaj deri atëherë, si duket fushata zgjedhore dalëngadalë po fillon.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat