Privohen nga liria dy persona nga Gostivari për drogë

Gostivari

Privohen nga liria dy persona nga Gostivari për drogë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, në mesnatë në ora 00P20 në Gostivar, zyrtarët policor të Stacionit Policor të Gostivarit kanë privuar nga liria K.M (31) dhe I.M (32) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në Gostivar, i kryer me urdhër gjykate, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 17 paketime me materie të bardhë prej pluhuri.

Ata janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat