Prokuroria e Gostivarit akuzon një person për përdhunim

Gostivari

Prokuroria e Gostivarit akuzon një person për përdhunim

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar parashtroi aktakuzën kundër një personi për verpën penale “Tentim për përdhunim”.

Sipas prokurorisë, më 27 prill, 41 vjeçari nga Gostivari duke përdorë forcën është përpjekur të përdhunojë të dëmutarën.

Ai e ka sulmuar deri sa ajo ka pastruar oborrin dhe e ka zhveshur. Viktima ka rezistuar dhe ka arritur që ta shtyjë të akuzuarin dhe të ikë.

Prokurori Publik në Gjykatën Themelore në Gostivar parashtroi edhe propozim për vazhdim të masës së paraburgimit për shkak se ekziston mundësia që të arratiset, mundësi të ndikojë ndaj dëshmitarit dhe viktimës si dhe mundësi që të përsërisë veprën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat