Vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

Gostivari

Vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria personin M.A. (31) nga një fshat në rajonin e Gostivarit.

I cili dyshohet se gjatë dy muajve të kaluar, në disa raste, ka vjedhur stoli ari nga shtëpia e babait të tij në një vlerë totale prej 50 deri 60 mijë euro.

Ari ishte në pronësi të motrës së tij dhe M.A. ua kishte shitur personave të tjerë, ndërsa vjedhja u raportua sot (25-korrik) në ora 15.00 nga babai i tij.

Pas dokumentimit të çështjes, do të pasojë parashtresë adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat