Situatë e rëndë në Gostivar me valën e katërt të infektimeve me COVID-19

Gostivari

Situatë e rëndë në Gostivar me valën e katërt të infektimeve me COVID-19

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:30
Foto Ilustrim

Vala e katërt e pandemisë, fuqishëm ka prekur Gostivarin dhe rrethinën. Afro 100 mijë banorë të këtij rajoni janë duke e jetuar periudhën më të vështirë të covid-krizës në dy vitet e fundit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë.

Javën e kaluar, për cdo ditë, janë shënuar mbi 100 infektime të reja, që e ka bërë rajonin të jetë në krye të covid-listës në vend. Rekordi i zi u arrit të Enjten kur ishin regjistruar 216 raste pozitive me COVID-19 dhe pesë viktima.

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm, dje përmes një komunikate njoftoi se situata në këtë spital me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid 19 është alarmante dhe në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë janë analizuar mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetësore.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët, pacientët e hospitalizuar dhe tek familjarët e të hospitalizuarve që sa më pak të jenë të pranishëm brenda objekteve dhe hapësirave ku gjenden familjarët e tyre pasi ekziston mundësia që të infektohen me Virusin vdekjeprurës dhe në të njejtën kohë i LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj personelit mjekësor pasi që jo korektësia dhe sjellja jo e duhur e tyre pengon personelin e spitalit të bëjë punën e tyre” – thuhet në komunikatën e Spitalit të Gostivarit, nga ku kanë publikuar situatën me pacientët e hospitalizuar.

“Reparti i Infektologjisë dhe objekti modularë – kapaciteti 63 shtretër spitalor ku për momentin 63 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 40 pacientë janë me oksigjen.

Si mundësi për dalje nga kriza ishte përmendur edhe karantinimi. Por, ky propozim ishte hedhur poshtë nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Epidemiologët vlerësojnë se zbutja e restriksioneve ka ndikuar dukshëm ndaj përhapjes së shpejtë të virusit. Me ardhjen e mërgimtarëve, këtë verë është rritur edhe numri i dasmave dhe ahengjeve familjare kurse ishin organizuar edhe disa ngjarje muzikore që kishin tërhequr shumë vizitorë.

Nga SPB-Tetovë kanë njoftuar se gjatë 20 ditëve të kaluara janë regjistruar 101 raste ku nuk është respektuar masa e izolimit. Bëhet fjalë për vepër penale që sanksionohet sipas Nenit 206 të Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat