Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte, në Gostivar

Gostivari

Një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte, në Gostivar

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshuar i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm.

Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjëve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.

Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në polici.

Prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes bashkërisht me policinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat