Tre persona nga Gostivari nuk kanë respektuar vendimi për karantinë

Gostivari

Tre persona nga Gostivari nuk kanë respektuar vendimi për karantinë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Policia në kontrollet e fundit për personat që ndodhen në izolim ka zbuluar tre raste të reja të mosrespektimit të vendimit për izolim.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor në kuadër të kontrolleve të rregullta për personat me vendime për izolim, kanë vërtetuar se tre raste nuk kanë respektuar vendimet dhe nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për persona nga Banjica e Poshtme dhe Gradeci të cilët më herët kanë pasur vendim për izolim në shtëpi.

Ndryshe, muajin e kaluar në Gostivar dhe rrethinë u regjistruan gati 100 raste të këtilla, ndërsa disa të tjerë kanë kaluar edhe kufirin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat