Në një fshat të Gostivarit të shtëna me armë në funeral

Gostivari

Në një fshat të Gostivarit të shtëna me armë në funeral

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Dje në orën 12:20 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gjurgjevisht të Gostivarit, S.I. (23) nga i njëjti vend, nga një automjet në lëvizje ka shtënë me armë mbi personat që ktheheshin nga një funeral.

Përveç kësaj, F.M. (46) ka marrë lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dy gëzhoja dhe një predhë janë gjetur dhe janë marrë për ekspertizë.

Nga SPB Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat