Policia arreston një person nga Gostivari për trafikim me emigrantë

Gostivari

Policia arreston një person nga Gostivari për trafikim me emigrantë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Policia sot në ora 13:45 ka privuar nga liria një person nga Gostivari për veprën penale “Trafikim me emgirantë” për shkak se në automjetin e tij janë gjetur 10 emigrantë.

Personi me inicialet D.S nga Gostivar është privuar në zyrtarët policorë të SP “Bogorodicë” në rrugën “Miqësia”.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Mercedes” me tabela të Shkupit janë gjetur 6 emigrantë nga SOmalia, tre nga Siria dhe një nga Paksitani.

Ndaj tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat