BDI: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit

Gostivari

BDI: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 13:35
Nevzat Bejta

Në një atmosferë të bukur dhe mbreslënëse dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Iniciativa qytetare Gostivari që dua, të mërkurën në mbrëmje prezantuan kandidatët për Këshilltarë komunal dhe kandidatin për Kryetar komune, Nevzat Bejta.

“Programi jonë bazohet në 5 shtylla kryesore, edhe atë: Zhvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, Arësim me cilësi të lartë, Zhvillim ekonomik lokal, Kulturë, Rini, Sport dhe Rekreacion , Mbrojtje, mirëqenie sociale, Sektori Civil dhe Barazi Gjinore”, tha në fillim të konventës promovuese Kryetarja e Forumit të Gruas në BDI-në Gostivarit, Gentiana Bekteshi,

Në cilësinë e moderatores, zonja Bekteshi vuri në dukje që agjenda e blertë, agjenda dixhitale, agjenda e derës së hapur, agjenda e përfshirjes së qytetarëve dhe agjenda zero që u prezantuan nga lideri ynë Ali Ahmeti, do të jenë zotim për ne përpara qytetarëve të Gostivarit.

Në vijim të koncentës, u prezantuan shtyllar kryesore të programit për Gostivarin që duam. Për shtyllën programore mbiz zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, foli kandidati nga Forina Aziz Dauti.

Mjeku nga Forina e Gostivarit si kandidat për këshilltar komunal në listën e BDI i propozuar nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, në konventën promovuese prezantoi shtyllëm programore mbiz zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale,

Ai tha që zgjvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, paraqet një nga pesë shtyllat kryesore të Programit Zgjedhor. Kur flasim për zhvillimin urban, nfrastrukturën dhe rritjin e cilësisë në shërbimet komunale, duhet të potencojmë që pjesë e inkorporuar e programit është edhe agjenda e blertë si një nga pesë përbetimet e BDI.

Gjatë konventës u shpalos shtylla programore dedikuar rinisë dhe kulturës. Prezantimi u bë nga rinistri i Gostivarit, Bedri Osmani i cili është kandidat për këshilltar komunal, i cili potencoi që kultura jonë na bën krenarë ashtu siç na bëjn krenar edhe rinistët e Gostivarit.

“Gostivari i i viteve 2021 - 2025 do të ndërtohet mbi këto baza dhe do t’i japë edhe më shumë prioritet jetës kulturore, rinis, sportit dhe rekreimit. Ne besojmë se ndërveprimi kulturor dhe shoqëror mes bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze që jetojnë dhe bashkëveprojnë në qytet, si dhe shfrytëzimi i artit si urë që lidh, bashkon, forcon identitetin dhe imazhin e qytetit tonë. Nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë artistike dhe jetës kulturore në qytetin tone do të bëhet përmes shpërndarjes së mjeteve në bazë të aktvendimit për shpërndarjen e mjeteve për veprimtari kulturore, ku do të hapet Konkurs vjetor për përkrahjen e manifestimeve dhe aktiviteteve të OJQ-ve dhe artistëve”, tha Osmani.

Një nga pesë shtyllat kryesore të Programit për Gostivarin që duam është mbrojtja sociale dhe barazia gjinore.

Në kontentën promovuese të kandidatëve për këshilltarë komunal dhe kandidatit për kryetar komune të BDI dhe Iniciativë qytetare “Gostivari që dua”, kandidatja për këshilltare komunale, zonj. Sebajete Zenku foli për avancimin e bashkëpunimit me Sektorin Joqeveritar.

 “Për këtë qëllim hapi i parë që duhet të ndërrmaret është: Përgatitja e një plani strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha politikat dhe planet e veprimit në komunën e Gostivarit për periudhën 2021-2025, në të do të ketë një qasje serioze për përkrahjen e grave sipermarrëse edhe atë përmes përgatitjes së planit të veprimit për fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrjeve të krijuara nga gratë, numri i grave dhe vajzave është simbolik në pozitat vendimmarrëse, do të punojmë  me përkushtim në ndryshimin e kesaj situate, duke avansuar gratë sipas sistemit të  meritokracisë në pozitat e merituara, - Në bashlëpunim me të gjitha palet e involvuara do të përgatisim plane veprimi për  luftimet e stereotipeve gjinore si dhe eliminimin dhe neutralizimin e dhunës gjinore dhe hapja e Qendrës për mbrojtje të grave dhe femëjëve viktima të dhunës në familje”, tha Zenku.

Gjatë krijimit të buxhetit në komunë, shtoi Zenku, buxhetimi gjinor nuk është marrë para syshë, pos që është përmendur në raste kur donatorë e huaj kanë kërkuar diçka të tillë.

Në konventën promovuese, një nga shtyllat kryesore të Programit të Gostivarit që duam është Zhvillim Ekonomik lokal të cilin e prezantoi kandidatja për këshilltare, zonj, Luiza Iseini. Në një ambient të jashtëzakonshëm të krijuar në Pallatin për Kulturë në Gostivar, Iseini tha që arsimi është elementi kryesor për jetën sociale dhe ekonomike të shoqërisë.

 “Përkrhaje institucionale do të ketë dhe turizmi, ekoturizmi dhe agroturizmi. Përkrhaje institucionale të biznesit lokal përfshinë hapjen e zyrës për promovim dhe tërheqje të investimeve, zvogëlim të taksave komunale në zonat industriale për 50% dhe lehtësime të tjera. Po ashtu, caktojmë subvencionim për ndërmarrjet tregtare, prodhuese apo shërbyese që gjatë sezonit veror do të punësojnë nxënës praktikantë nga shkollat e mesme profesionale të vitit të tretë dhe të katërt, zvogëlim të tatimeve dhe taksave komunale deri në 50% për bizneset lokale në afat të pacaktuar si dhe shlyerja e obligimeve të vjetra si të hyra tatimore dhe taksa komunale”, tha Iseini, duke shtuar që në mandatin 2021 - 2025, për herë të parë, bujqitë dhe blektorët e Komunës së Gostivarit do të përkrahen drejtë për së drejti nga institucioni i Komunës së Gostivarit.

Arsimi ka zënë hapësirën kryesore të Programit për Gostivarin që dua, një produkt i përbashkët mes Bashkimit Demokrati për Integrim dhe Iniciativës qytetare Gostivari që dua. Gajur Sejdini, kandidat për këshilltar komunl, tha që forca e arsimit cilësor jep rezultate në dy nivele: të zhvillimit personal të qytetarit dhe të zhvillimit të shoqërisë.

“Aplikimi i shkollës verore (Organizimi i shkollës verore (arsimi joformal) dedikuar fëmijëve të mërgimtëreve, shkolla verore të jetë funksionale në periudhën e pushimeve, hapja e shkollave në qytet dhe fshatra për këtë qëllim), po ashtu është pjesë e programit për Gostivarin që duam”, tha Sejdini

Në konventën promovese në Gostivar, bartësi i listës nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua dhe dega e Bashkimit Demokratik për Integrim ë Gostivari, z. Afrim Aruçi.

“Si bartës liste, ndjehem krenar pasi kryesoj një listë me plotë kuadro të dëshmuara, profesionale dhe mbi të gjitha figura të reja që iu bashkëngjiten familjes së madhe të BDI.Gostivari është qytet i vogël dhe të gjithë ne njihemi mes veti, për atë nuk do tu marrë kohë të flas për veten time apo kandidatët e tjerë për këshilltarë komunal”, tha Aruçi. Ju faleminderit edhe njëherë, tha ai, që ndatë kohë të vijni këtu dhe të njoftoheni me listën për Këshilltarë komunal dhe kandidatit për Kryetar komune nga radhët e BDI dhe Iniciativës qytetare për Gostivarin që duam”, tha Aruçi.

Në konventën promovuese të mbajtur në Gostivar, kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI, z. Nevzat Bejta foli mbi motivin e bashkëpunimit me Iniciativën qytetare Gostivari që dua.

“Gostivarin që dua – kjo e bashkon BDI-në dhe mua me aktivistët e iniciativës qytetare. Për ta bërë komunën një vend më të mirë për të jetuar, ky është qëllimi i vetëm dhe detyra e vetme e politikës lokale. Ky ka qenë gjithmonë besimi im kur kam qenë kryetar komune, dhe do të jetë besimi im kur do të zgjidhem sërish kryetar i komunës: t’u shërbej qytetarëve dhe qytetit me punë të palodhur, me përkushtim të plotë. Për mua, Gostivari nuk është një ngritje në karrierën time, për mua Gostivari është dashuria ime”, deklaroi Bejta.

Dhe kjo, tha Bejta, është ajo që kam të përbashkët me ju, miqtë e mi të dashur.

“Jam krenar dhe mirënjohës, shtoi ai, që kandidoj në këto zgjedhje së bashku me ju antarë të iniciativës qytetare Gostivari që dua, për të bashkuar forcat e përvojës sime dhe strukturën e BDI-së me qytetarët e motivuar dhe idetë e tyre të freskëta”, tha Bejta.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe koordintatori i njësisë së gjashtë zgjedhore në BDI, Talat Xhaferi, i cili potencoi që ndryshimet dhe transofrmimi në vitin 2005 filloi nga BDI dhe Nevzat Bejta, ku qyteti mori formën e qytetit modern, duke hequr mbi 1400 objete pa leje dhe duke ua kthyer qytetarëve hapësiar e uzurpuara publike.

Në vitin 2009 dikush këkoi të ia kthejmë borxhin e 1997. Qytetarët e bënë ndryshimin. Dhe çka ndodhi, Gostivari nuk lëvizi përpara. Në vitin 2017 u bë thirrje për “ndryshime” në Gostivar. Qytetarët e mbështetën këtë ndryshim. Çka kemi sot pas katër viteve? Kemi një qytet që nuk e çoi Gostivarin përpara por për fat të keq e kthehu pas. Gostivarin e ndryshon vetëm BDI, dhe kjo u dëshmua edhe në vitin 2005 kur nisi transformimi i qytetit dhe në vitin 2013 ku vijoi transformimi i qytetit”, tha Xhaferi.

 Pesë shtyllat kryesore: Zhvillimi urban, infrastruktura dhe rritja e cilësisë në shërbimet komunale, Arësim me cilësi të lartë, Zhvillim ekonomik lokal, Kulturë, Rini, Sport dhe Rekreacion , Mbrojtje, mirëqenie sociale, Sektori Civil dhe Barazi Gjinore, në detale mund të ndiqen në faqen zyrtare në internet: www.gostivari.mk

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat