Gostivar: Nxënësja lëndohet rëndë pasi ra nga karriga, dërgohet në klinikën e Shkupit

Gostivari

Gostivar: Nxënësja lëndohet rëndë pasi ra nga karriga, dërgohet në klinikën e Shkupit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:51
ilustrim

Nxënësja 13 vjeçare në shkollën fillore “Edinstvo-Bashkimi” në Gostivar, pasi ka rënë nga karriga ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ajo menjëherë është nisur për në Klinikën e Shkupit, raporton Tetova1.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në kohën e pushimit të gjatë, ku nxënësja pasi ka ardhur nga pushimi është ulur në karrige dhe për një moment humb përqëndrimin dhe bie në dysheme.

Fillimisht është dërguar në repartin e ndihmës së shpejtë në Gostivar prej ku menjëherë i është dhënë udhëzim për ta dërguar në Shkup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat