Një person nga Gostivari kanoset se nuk ka dhënë leje për martesën e motrës së tij

Gostivari

Një person nga Gostivari kanoset se nuk ka dhënë leje për martesën e motrës së tij

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Kanosje me pistoletë ka marrë personi A.M nga fshati Zdunjë sepse nuk e ka dhënë motrën e ti të martohet me personin N.E nga fshati Vrapçisht.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Gostivar, personi A.M (28) nga fshati Zdunjë të Gostivarit, ka paraqitur se rreth orës 19:30 para shtëpisë së tij ka ardhur personi N.E nga fshati Vrapçisht, i cili ka kërkuar për nuse motrën e tij. Që kur A.M nuk ka lejuar, personi N.E ka nxjerr pistoletën dhe e ka kanosur se do ta vras.

Ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat