Prokuroria Publike – Gostivar kërkon sulmuesin që plagosi një person në Banjicë të Poshtme

Gostivari

Prokuroria Publike – Gostivar kërkon sulmuesin që plagosi një person në Banjicë të Poshtme

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Prokuroria Publike – Gostivar kërkon sulmuesit që plagosi një person në shtëpinë e tij në Banjicë të Poshtme, Gostivar.

Nga Prokuroria kumtuan se prokurori në detyrë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku është lënduar personi dhe dha urdhër për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, për skicimin dhe fotografimin e vendit dhe urdhër për kërkimin e personit.

Sipas informacioneve të para i dyshuari i cili është në lidhje të ngushta familjare me të dëmtuarin, ka shkrepur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin në pjesën e barkut. Me automjetin e ndihmës së shpejtë i plagosuri është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup, ku i është bërë intervenim kirurgjik. Personi i dyshuar është i pa disponueshëm për organet e hetimit, po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat