Transporti i nxënësve në Gostivar, përplasen komuna dhe shkollat

Gostivari

Transporti i nxënësve në Gostivar, përplasen komuna dhe shkollat

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:29
Gostivar

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor në Komunën e Gostivarit, udhëheqësitë e disa shkollave ankohen për transportin e nxënësve.

Drejtori i shkollës së mesme teknike dhe “Bashkimi”, Ibraim Asani, thotë se shtyhet procedura për angazhimin e kuadrit të ri arsimor dhe se komuna nuk ju del në ndihmë për sigurimin e mjeteve për transportin e nxënësve.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, për AIM tha se pushteti lokal i ka përfunduar të gjitha detyrimet ndaj shkollave.

“Kemi dy obligime ndaj shkollave: emërimin e drejtorëve dhe ndikim në plan-programet për mësim. Ingerencat tjera nuk janë të miat. Nëse drejtorët presin që unë t’ju çoj naftë dhe ta organizojë punën, atëherë gabojnë. Ato janë nën kompetencat e Ministrisë së Arsimit dhe atje duhet të drejtohen”, tha Taravari.

Në lidhje me transportin Taravari tha se disa shkolla kanë shpallur tender për transport të nxënësve, ndërsa shtoi se ai që nga dita e parë e vitit të ri shkollor do të bëhet pa pengesa.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat