I rikthehen kompetencat arsimore Komunës së Gostivarit

Gostivari

I rikthehen kompetencat arsimore Komunës së Gostivarit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Komuna e Gostivarit

Ingerencat në sferën e arsimit që ju morën kryetarit të Komunës së Gostivarit, i janë kthyer pushtetit lokal. Nga Komuna e Gostivarit thanë se do të shqyrtohen parregullsitë që janë bërë në ndërkohë.

“Ingerencat në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave pas nëntë muajve, përsëri janë në duart e Komunës së Gostivarit. Pas marrjes së ingerencave janë emëruar drejtorë të rinj nga Ministria e Arsimit, ndërsa në fillimin e vitit shkollor 2018/2019 një numri të mësuesve nuk u janë vazhduar kontratat, ndërsa i kanë përmbushur kushtet për punë. Në ndërkohë kemi marrë shumë ankesa dhe për shkak të kësaj kemi urdhëruar iniciativa për kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës”, tha Aslijan Snopçe, nga Sektori për Arsim në Komunën e Gostivarit.

Ajo shtoi se nga Inspektorati kanë marrë njoftim se kanë konstatuar parregullsi në punën e drejtorëve që janë emëruar nga Ministria e Arsimit.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë ndryshime në udhëheqësinë e institucioneve arsimore, ajo tha se në periudhën e ardhshme do të konsiderohen këto opsione, por nuk dha afate.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat