Pajaziti i çuditur me Devajën: Me sakica nuk shkohet përpara o aga Mexhit!

Hendboll

Pajaziti i çuditur me Devajën: Me sakica nuk shkohet përpara o aga Mexhit!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:10
Zenun Pajaziti

Hendbolli ka pasur periudha jashtëzakonisht interesante në kohën e viteve të pas luftës. Mexhit Devaja, ka qenë kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës në vitin 2004 dhe njeriu më i merituar që hendbollit anëtarësohet në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF), me të drejta të kushtëzuara pikërisht me 18 dhjetor të vitit 2004. Kjo ndodhi në Budapest të Hungarisë.  Para disa muajsh të vitit 2004, Devaja ishte nervozuar me ndërkombëtarët, me EHF-in dhe kishte shkruar një letër tepër të rëndë. Ai ka treguar këtë detaj në librin e tij: “Një jetë me hendbollin”.

Image

Zenun Pajaziti

“Në shenjë proteste e shkruaj një letër shumë të rëndë për EHF-në, e pastaj e thirra Zenun Pajazitin (Drejtor i Departamentit të sporteve të Kosovës), për t'u konsoliduar rreth kësaj letre, të cilës nuk ia kisha besën meqë isha tregua i ashpër. ‘Aga Mexhit me këtë letër s'mund të pranohesh asnjëherë.

Me sakica nuk shkohet përpara o aga Mexhit’, me tha Pajaziti. Ai e përmirësoi dhe e ‘zbuti’ pak a shumë letrën dhe ia dërguam EHF-së. Me të parë këtë letër zyrtarët e EHF-së ndryshojnë mendimin për Kosovës për të mirë”, ka deklaruar Devaja në librin e tij. Ndryshe, Devaja ka dhënë shumë për hendbollin dhe sportin në përgjithësi, madje ka rrezikuar edhe jetën e tij në kohën e okupimit, kur sfidoi regjimin kriminal të Serbisë. Sot është i respektuar kudo dhe kujtohen veprat e mëdha të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat