Dema i Shqiponjës!

Hendboll

Dema i Shqiponjës!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:22
Dema i Shqiponjës!

Është i lidhur me klubin e hendbollit Shqiponja nga Gjakova (femrat), kampione e Kosovës! Është Demë Sadiku, sekretar i klubit dhe plot 18 vite me Shqiponjën, që nga koha e themelimit. Ai së bashku me Skënder Alijën punuan pareshtur dhe gradualisht e bënë një ekip të respektuar, disa herë finaliste e Kupës së Kosovës, disa herë pjesëmarrëse në garat evropiane! Por qershia mbi tortë ka qenë, kur Shqiponja u stolis me titullin e kampionit në majin e këtij vitit. Demë Sadiku është punëtor i madh dhe kurrë nuk kursen për lojën e hendbollit.

Dema njihet paksa edhe si temperament, por asnjëherë pa arsye, kur atëherë të tjerë ia vlojnë gjakun! Dhe duhet ta kujtojmë një deklaratë të tij, në fillim të muajit nëntor të vitit 2000, gjatë kuvendit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, kur kishte thënë: Do ta formojë Ligën e Parë të Dukagjinit, do të ndahem nga Superliga e Kosovës. Këtë e tha në shenje revolte apo pakënaqësitë që shfaqi atëkohë në Kuvend, dhe e lëshoi Kuvendin demonstrativisht. Kjo deklaratë goxha e kishte shqetësuar FHK-në. Por Dema si Dema, dha kontribut të madh për zhvillimin e hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat