Burrë e grua, me djalë e me re, sportistë që çojnë në këmbë Kosovën!

Hendboll

Burrë e grua, me djalë e me re, sportistë që çojnë në këmbë Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:34
Në foto janë: Ellma, Taibi, Sumra, Enisi, Lule.

Të lumtur deri në pikën e fundit, jetojnë me sukseset e njëri – tjetrit! Janë familja Kabashi, që e gjithë Kosova ua ka lakmi, një familje sportistësh nga qyteti i Mitrovicës! Taib Kabashi, ish selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt) dhe aktualisht trajner i klubi të hendbollit Prishtina (meshkujt), që synojnë titullin e kampionit në elitë (meshkujt), gruaja e tij, Sumra, dikur basketbolliste e suksesshme, ndërsa djali i tij Enis Kabashi, hendbollist që luan për ekipin gjerman TG Landshut dhe reja e tij Lule Simnica (e martuar me Enisin), volejbolliste!

Një familje sportistësh, por një fakt që nuk duhet harruar Taib Kabashi, shumë herë e çon në këmbë hendbollin e Kosovës, sidomos kur i mposhtë Besa Famgas dhe Kastriotin. Enisi është edhe anëtar i kombëtares së Kosovës. Babë e mirë me hendboll, me të cilët mburret edhe Federata e Hendbollit e Kosovës ose e quajnë një pasuri e këtij sporti. Familje sportiste, shembullore dhe që jetojnë me sportin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat