U mbajt mbledhja e komemorative në përkujtim të humbjes së ikonës së hendbollit ferizajas, Skënder Sahiti. “Pikërisht në ditën kur po zgjedheshin laureatët e hendbollit u nda prej nesh, duke lënë boshllëk të madh, hendbollisti elitar, trajneri i emblemës së sportit ferizajas, KH “Kastrioti”, portieri i “Borcit” famoz, sportisti i rangut ndërkombëtar Skënder Sahiti.
Fjalët janë të varfra për të përshkruar sadopak shpirtin luftarak e zhdërvjelltësinë e pashoq të mikut tonë dhe gjithë sportit ferizajas e më gjerë, Skënder Sahiti.
Salla nuk do të kumboj më zërin e tij, përplasjet e topit nuk kanë më fuqinë depërtuese në zemrën e tifozerisë e besnikëve të hendbollit ferizajas, sporti është në zi!
Në emër të kryesisë së klubit KH “Kastrioti” - meshkujt, veteranëve të ish klubit “Borci” dhe gjithë sportdashësve besnikë të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Sahiti, Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe gjithë sportistëve dhe adhuruesve të sportit!
U prehtë në paqe të përjetshme, shpirti yt guximtar Keno!”m Lulzim Abazi, kryetar i KH “Kastrioti” – meshkujt.