Vujoviqi dhe Trespidi - të habitur e të pikëlluar me vdekjen e Sahitit

Hendboll

Vujoviqi dhe Trespidi - të habitur e të pikëlluar me vdekjen e Sahitit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:56
Vujoviqi

Vdekja e legjendës së sportit të Kosovës, Skënder Sahitit, ish portierit të mirënjohur dhe trajnerit, ka habitur dhe pikëlluar të gjithë ata që e kanë njohur.

Sahiti ndërroi jetë me 21 janar pas një sëmundje të rëndë dhe me 22 janar u varros në vendlindjen e tij në Ferizaj. Ish hendbollisti nga Mali i Zi, Veselin Vujoviq, aktualisht selektor i kombëtare së Sllovenisë, shprehet i pikëlluar me vdekjen e Sahitit, pasi që si hendbollist kishte luajtur kundër tij.

Fjalët e Vujoviqit i përcjell gazetari i njohur Avni Shabani. “Po, nuk po më besohet që paska ndërruar jetë miku im, Kena. Më vije shumë keq dhe familjes së tij i shprehi ngushëllimet më të sinqerta.

Image

Skënder Sahiti

Ishte njeri i sinqertë dhe i mirë", tha Vujoviqi. Marco Trespidi, selektor i Italisë, është i pikëlluar me vdekjen e Sahitit dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së tij dhe gjithë komunitetit të hendbollit të Kosovës. Ai i ka thënë gazetarit Shabanit, që t’ia përcjell ngushëllimet të gjithë për Sahitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat