Të hënën vdiq legjenda e sportit të Kosovës, sot ndihmohen djemtë e tij!

Hendboll

Të hënën vdiq legjenda e sportit të Kosovës, sot ndihmohen djemtë e tij!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:00
Dioni, Ahmet Petrova e Leoniti

Të hënën e 21 janarit ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare legjenda e sportit të Kosovës, Skënder Sahiti. Ish portieri i mirënjohur i hendbollit dhe trajneri, nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë.  Djemtë e legjendës u ndihmuan nga ish kryetari i klubit të asaj kohe, Borci nga Ferizaj dhe nga bashkëlojtarët e dikurshëm.

Image

Trajneri i mirënjohur Beqir Buçinca, Leoniti, Dioni, Ahmet Petrova  

“Djemve të Skënder Sahitit, Dionit dhe Leonit, në shenj respekti për bashkëlojtarin e ndjerë Skënder Sahiti - Kena, nga Bujar Qerimi, Hasan Bajrami, Afrim Rexhepi, Misret Maliqi, Lutfi Maliqi dhe ish kryetari i ish Borcit Ahmet Hysenaj - Petrova, si dhe Agron Shabani, ish hendbollist i KH Kosova nga Vushtrria e Taip Ramadani, selektor i Kosovës, ndihmuan me një shumë simbolike djemtë e legjendës”, shkruhet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat