Sportistja e Kosovës e kalon me sukses operimin

Hendboll

Sportistja e Kosovës e kalon me sukses operimin

Nga: K. G. Më: 25 janar 2019 Në ora: 13:47
Arrita Kursani

Klubi i hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova, bëri të ditur se lojtarja e tyre me sukses e kaloi operimin. “Arrita Kursani e ka kaluar me sukses operimin e gjurit nën përkujdesjen e specialistit Fisnik Vula në poliklinikën private Kavaja. Urojmë për shëndetin e Arritës dhe i dëshirojmë që sa ma shpejtë ti rikthehet fuqishëm klubit.

Ishte një premtim i kryesisë, që nga mjetet vetanake dhe të miqve të hendbollit e bënë të mundur që premtimi të realizohet. Bashkë, po ia dalim!”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat