Istogu mbetet pa lojtaren më të mirë, ajo shkon në Zvicër

Hendboll

Istogu mbetet pa lojtaren më të mirë, ajo shkon në Zvicër

Nga: K. G. Më: 27 janar 2019 Në ora: 13:44
Arlinda Krasniqi

Ndër hendbollistet më të mira në vendin tonë, Arlinda Krasniqi, largohet nga kampionia vjeshtore dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu. “Arlinda Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e KHF Istogut. Njëra ndër hendbollistet më të mira që ka pas klubi deri më tani nuk është me pjesë e klubit të Istogu, tre herë radhazi pivotmenja më e mirë e Kosovës ka vendosur që jetën ta vazhdoj në Zvicër ku pritet të jetoj në të ardhmen. Krasniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për KHF Istogun dhe është ndër hendbollistet më meritore për rezultatet e klubit. KHF Istogu i dëshiron të gjitha të mirat hendbollistes tonë Arlinda Krasniqi duke e falënderuar dhe duke qenë mirënjohës për kontributin e saj për klubin dhe qytetin e Istogut”, bëhet e ditur nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat