Danimarka kampion i ri i botës, Norvegjia lëshoi rastin

Hendboll

Danimarka kampion i ri i botës, Norvegjia lëshoi rastin

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:02
Danimarka kampion i ri i botës, Norvegjia lëshoi rastin

Në një atmosferë drithëruese në palestrën e sportit në “Jyske Bank Boxen” në Herning, u zhvillua finalja e madhe e Kampionatit Botëror në hendboll (meshkujt), mes Danimarkës dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me fitoren bindëse të danezëve, me rezultat 31:22! Danezët sunduan për gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë fituan, kurse Norvegjia lëshoi rastin e saj, që të futet në histori.

Pjesa e parë ishte në favor të Danimarkës, e cila udhëhoqi me 7 gola (18:11),  epërsi që u ruaj dhe u thellua deri në fund.  Danezët fituan me 9 gola dallim (31:22), kurse Norvegjia nuk u tregua e fortë ashtu siç pritej. Hendbollisti Hansen me 7 gola ka qenë më efikasi te danezët, kurse te Norvegjia Joendal me 10 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat