Lojtaret e Kosovës e humbën aeroplanin, por ku mbeten gjatë natës? - Bota Sot
Lojtaret e Kosovës e humbën aeroplanin, por ku mbeten gjatë natës?

Hendboll

Lojtaret e Kosovës e humbën aeroplanin, por ku mbeten gjatë natës?

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Lojtaret e Kosovës e humbën aeroplanin, por ku mbeten gjatë natës?

Fati i keq i një klubit simpatik të Kosovës, kampiones vjeshtores dhe ftueses së Kupës, Istogu, e cila sot në orën 18.30 do të takohet në Spanjë me Malagën, në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll. Aeroplanin e humbë vashat e Istogut dhe kështu që aterrimi për në Malaga nuk u realizua në ditën e premte.

“Skuadra e qytetit të Istogut natën e kaloj në Stamboll. KHF Istogu dje e ka pasur të pamundur të udhëtoj për në Spanjë, si pasoj e motit të keq që ishte paraditen e djeshme në aeroportin e Shkupit, si pasojë e kësaj për tre orë aeroplani më të cilin udhëtonte skuadra jonë ishte vonuar, gjë kjo që bëri të humbët linja Stamboll- Malaga.

Skuadra jonë për rreth 6 orë ka qëndruar në Aeroportin e Stambollit deri sa autoritetet e atjeshme i kanë shterrur të gjitha mundësitë e gjetjes së ndonjë linje tranzit që skuadra Istogase të udhëtoj drejtë Spanjës. Andaj në mbrëmje skuadra është vendosur në njërin nga hotelet e qytetit të Stambollit”, bëhet e ditur nga Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...