Paraqitje dinjitoze e Istogut në sfidën e dytë me Malagën

Hendboll

Paraqitje dinjitoze e Istogut në sfidën e dytë me Malagën

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:22
Paraqitje dinjitoze e Istogut në sfidën e dytë me Malagën

Istogu eliminohet nga garat evropiane në hendboll (femrat).  Megjithatë Istogu bëri paraqitje të denjë në takimin e dytë, ndaj Rincon Fertilidad Malaga, por humbi me rezultat 21:13.  Vashat e Istogut bënë paraqitje dinjitoze në takimin e dytë për dallim nga sfida e të shtunës që pësuan debakël me rezultat 40:9, në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup. Istogu eliminohet me rezultat të përgjithshëm 61:22 nga skuadra spanjolle.  Malaga tregoi lojë të mirë e cila në minutat e para udhëhoqi me rezultat 5:0, pastaj edhe me 8:2. Me kalimin e minutave Istogu e ngushton epërsinë në 13:9, por jo edhe të bëjë më shumë, pasi që vendaset nuk lejuan befasi. Malaga triumfoi me 8 gola dallim (21:13).   Hendbollistja Macarena Gandulfo ka qenë më efikasja te Malaga, me 6 gola, kurse Elma Kameri shënoi 9 gola për Istogun.

Istogu-Malaga 13:21

Palestra e sportit në Malaga.

Shikues: 150.

Gjyqtarë: Lucas Beulakker, Kristof Gilis (Belgjika).

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 1, Rugova 1, F. Rexhaj 1, Halitaj, Ferataj, Kameri 9, Shatri 1, Rrahmani, Dr. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj dhe Berisha.

Malaga: Vidal, Martín 1, Isaura 5, Sole Lopez, Andreu 1, Calzado 2, Agustina 4, Medeiros 1, Campigli, Gandulfo 6, Rein  dhe Sanchez 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat