Finalja e 1979, kur ekipit nga Kosova iu bë me hile nga Stanijeviq dhe Valçiç

Hendboll

Finalja e 1979, kur ekipit nga Kosova iu bë me hile nga Stanijeviq dhe Valçiç

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Në fotografi shihet portieri Kasim Kamenica duke mbrojtur 7 metërshin te cilin e ekzekuton Enver Koso

Përveç Trepçës në futboll që ka qenë në finalen e Marshall Titos, ku kishte humb me 1:0 pas 120 minutave nga Rijeka, finalen e kishte prekur edhe ish Borci (tani klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt). Pak me hile, pak pa fat dhe pësuan humbje në finale me rezultat 28:26 nga Borci i Banjallukës. Për fat të keq finalja ishte luajtur në fushë të Borcit të Banjallukës, ndryshe të ishte caktuar diku tjetër,  ferizajasit do të fitonin.

“Finalja e kupës së ish shtetit të shpërbërë e zhvilluar me 23 maj 1979 mes emnakëve nga Banjalluka dhe Ferizaj, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës nga Bosnja dhe Hercegovina pasi luante si vendas (paramendoni si është kalkuluar atëherë që ferizajasit assesi mos te fitojnë) dhe me ndihmën e gjyqtarëve Stanijeviq dhe Valçiç (i cili ishte alfa dhe omega i hendbollit jugosllav) Borci humbi takimin edhe pse ndoshta ishte skuadër më e mirë për momentin. Fotoja e paraqitur është dërguar nga legjenda e hendbollit jo vetëm ferizajas e të Kosovës Kasim Kamenica, por ma vonë emër i madh si trajner i skuadrave te mëdha evropiane por edhe ekipeve nacionale.

Image

Përbërjet e asaj kohe

Në fotografi shihet portieri Kasim Kamenica duke mbrojtur 7 metërshin te cilin e ekzekuton Enver Koso një ndër lojtarët më të mirë në atë kohë (në prapavi shihet kapiteni Tahir Sojeva me fanellë të bardhë),  bëhet e ditur në profilin e Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat