Zherka paralajmëron Besën: Pikësynimi ynë, fitorja

Hendboll

Zherka paralajmëron Besën: Pikësynimi ynë, fitorja

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Zherka paralajmëron Besën: Pikësynimi ynë, fitorja

Lideri Kastrioti i Ferizajt dhe kampioni në fuqi Besa Famgas nga Peja, janë me pikë të barabarta (28), me nga 14 fitore e 1 humbje dhe që kanë dy pikë më shumë se Prishtina në pozitën e tretë pas 15 jave në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt).  Ballafaqimi mes Kastriotit dhe Besës, apo mes të parit e të dytit, pritet me kërshëri nga dashamirët e këtij sportit. Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, nesër në orën 19.00, pritet atmosferë e mirë në derbin e kampionatit, veçmas tifozët “Ujqit” të krijonin atmosferë impozante. 

Kryetrajneri i Kastriotit, Verim Zherka, tha se është ndeshje e vështirë, por shpreson t’i revanshohet Besës për humbjen në stinorin vjeshtor me rezultat 21:19. “Jam i vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, duke marr parasysh që do të luajmë me një ekip të fortë si Besa Famgas e cila në radhët e veta ka shumë lojtarë kualitativ. Duke analizuar ndeshjen e parë që e kishim luajtur në Pejë si mysafirë ku patëm humbur ndeshjen me rezultat të ngushtë 21:19, në atë ndeshje mbrojtja jonë pat funksionuar shumë mirë por në fazën e sulmit patëm dështuar nga pozitat ideale për të shënuar. Sa i përket ndeshjes ne jemi përgatitur maksimalisht në çdo aspekt, i vetmi pikësynim i yni do të jetë fitorja, kam besim të plotë në lojtarët e mi, sepse ata janë më të mirët dhe se do të japin angazhimin maksimal për të arritur fitoren.

Shfrytëzoj rastin t’i bëj apel adhurueseve tanë të flakët që nesër mbrëma të jenë në numër sa më të madh dhe që të japin përkrahjen maksimale klubit të tyre të zemrës”, thotë Zherka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat