Muqolli beson te mbrojtja, nuk ndjen presionin e Kastriotit

Hendboll

Muqolli beson te mbrojtja, nuk ndjen presionin e Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Muqolli beson te mbrojtja, nuk ndjen presionin e Kastriotit

Arben Muqolli, kryetrajner i Besa Famgas nga Peja, ka besim të plotë të lojtarët e tij, sidomos te dy përforcimet, si Jeton Bisilimi dhe Rudolf Cuziç nga Kroacia. Pejanët të vetmin presion mund ta ndjejnë nga publiku ferizajas (nesër 19.00) dhe në asnjë formë nga Kastrioti. Kastrioti – Besa Famgas, është kryendeshja e elitës së hendbollit (meshkujt).

 “Mirë jemi te përgatitur, qe një muaj kemi punuar, po ashtu kemi edhe dy përforcime, si Jeton Bislimi dhe Rudolf Cuziç nga Kroacia, ndërsa nuk e kemi asnjë lojtar të lënduar. Që të gjithë janë  të përgatitur, ku presim të jetë ndeshje e fortë. Kastrioti është ekip i mirë, ndërsa ne jemi të përgatitur dhe besoj se do të kemi sukses. Ata kanë një publikë të mirë dhe ky është problemi ynë, se mund të bien lojtarët tanë në presion të publikut, që mund të ndikojë. Besoj se lojtarët e mi do të bëjnë lojë ashtu dinë dhe të shënojmë fitore”, tha Muqolli.

Trajneri pejan tha se si përparësi e kanë mbrojtjen. “Përparësia e jona është mbrojtja. Nëse mbrojtja luan ashtu si dinë, do të dalim mirë. Ndeshjen e fundit me Kastriotin në Pejë, kemi treguar lojë të fortë në mbrojtje, arritëm fitore me 21:19.  Mbrojtja e fortë e jona kishte ndikuar që Kastrioti kishte shënuar vetëm 19 gola”, tha Muqolli.  Të shtunën (nesër) janë edhe ndeshjet Drita – Drenica (17:30) dhe Samadrexha – Zhegra (19:00). Ndeshja e fundit është ajo në mes të Prishtinës e Vushtrrisë që luhet të dielën nga ora 14:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat