Mladi nderon Pavarësinë e Kosovës

Hendboll

Mladi nderon Pavarësinë e Kosovës

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Mladi nderon Pavarësinë e Kosovës

Nesër do të mbahet turneu për nder të 17 shkurtit – Pavarësisë së Kosovës. Turneu i hendbollit për veteranë (meshkuj) do të mbahet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, duke filluar nga ora 11.00.

E veçanta është se turneun e nderon edhe “Mladi Veteran” nga Prilepi i Maqedonisë Veriore. “Kosova 11 vjet Pavarësi. Në turne marrin pjesë Vllaznia e Shkodrës, ‘Mladi Veteran’ nga Prilepi, Jehona e Gostivari dhe Kastrioti.  Turneu mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt,  Agim Aliut”, bëhet e ditur nga KH Kastrioti veteran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat