Nuk përplasen vetëm Kastrioti e Besa, por edhe zyrtarët e FHK-së në Ferizaj!

Hendboll

Nuk përplasen vetëm Kastrioti e Besa, por edhe zyrtarët e FHK-së në Ferizaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti – Besa Famgas, derbi që vendos se cila nga këto skuadra do të janë lider në vazhdim të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkuj). Derbi që ka edhe një të veçantë, dy njerëz që janë të mishëruar në klub, pa dyshim janë Lulzim Abazi, kryetar i KH Kastriotit të Ferizajt, aktualisht anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Enis Idrizi – nënkryetar i FHK-së, por është njeriu i lidhur ngushtë me Besën, ndryshe babai i tij Hamza është kryetar klubi!

Image

Lulzim Abazi

Jo vetëm përpallje mes Kastriotit edhe Besës, por do të ketë edhe përplasje sigurisht sportive mes Lulzim Abazit dhe Enis Idrizit, sepse asnjëri nuk e duron humbjen dhe secili e ka në mendje fitoren. Një luftë më shumë se nervash, mes Kastriotit e Besës dhe mes Abazit e Idrizit, por cili do të del më i suksesshëm, do të shihet sonte pas orës 19.00.

Image

Enis Idrizi

Në drithërimat e derbit, por sigurisht se Abazi ose Idrizi, njëri nga ta do të dalin të hidhëruar ose të gëzuar në fund të sfidës.  Shpresojmë se njëri – tjetrit në fund do t’ia zgjasin dorën, ta mbajnë dashurinë sportive mes vete dhe jo të mbajnë inati për shkak të humbjes! Fundja, derbi edhe mes zyrtarët të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat