Trepça fitoi dy pikë të rëndësishme

Hendboll

Trepça fitoi dy pikë të rëndësishme

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Ilustrim

Skuadra mitrovicase Trepça ka vazhduar me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, pas riorganizimit që ka bërë muajin e kaluar. Trepça fitoi dy pikë të rëndësishme duke e mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultat 29:23. Trepça në javën e kaluar fitoi ndaj Drenicës në Drenas, kurse është përforcuar në vendin e shtatë me 11 pikë të mbledhura. Vëllaznimi vazhdon të jetë i pesti me 12 pikë. 
Pas pjesës së parë rezultati në ndeshjen Trepça – Vëllaznimi ishte 14:10. Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës për hendbollistë. 
Tri ndeshje tjera luhen të shtunën (nesër), duke përfshirë edhe superderbin e stinorit në mes të dy skuadrave të para në tabelë, Kastriotit e Besa Famgas. Ndeshja derbi luhet në Ferizaj nga ora 19:00. Në termin të njëjtë është edhe takimi Samadrexha – Zhegra, kurse Drita e Drenica takohen prej orës 17:30. Të dielen është ndeshja e fundit e javës në mes të Prishtinës e Vushtrrisë, që fillon në ora 14:30.

Trepça – Vëllaznimi 29:23 (14:10)
Trepça: Buqinca 1, Terziqi, Zhuri 1, Fejzullahu 1, Mujka 5, Shala 5, Tahiri, Abazxhiku 2, Maxhera 4, Pllana, Nimani 1, Sejdijaj, Beqiri, Qabra, Shabani 9
Vëllaznimi: Luzha, Mamusha 3, Spahija 2, Rama 2, Rexha 3, Bardhoku, Neziri 6, Halili 5, Fana 2, Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat