Vogëlushi simpatik, sot kryetar i klubit me renome në Kosovë!

Hendboll

Vogëlushi simpatik, sot kryetar i klubit me renome në Kosovë!

Nga: K. Goca Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Vogëlushi simpatik, sot kryetar i klubit me renome në Kosovë!

Si gjithmonë i urtë, i qetë dhe nuk flet asnjëherë pa menduar mirë ose pa e analizuar mirë formulimin e fjalisë, është Edi Kolgeci, aktualisht kryetar i klubit me renome të hendbollit Prishtina (meshkujt). Në foto që shihet, ai ka pasur rreth 6 vjeç, ishte simpatik dhe i tërhequr për të tjerë, sepse kishte qetësinë dhe nuk njihet edhe si fëmijë që ka bërë sherre atëkohë.

Sot Edi me sukses udhëheq Prishtinën dhe luftojnë për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Image

Edi Kolgeci

Në foto është me babain e tij, Remziun dhe tezen e vet. Edi sot ka vizione të qarta edhe në hendboll, mbase ardhja e tij ka ndryshuar shumë gjëra brenda klubit, duke krijuar një harmoni dhe një stabilitet! Ai është shpallur punëtori më i mirë sportiv nga Komuna e Prishtinës dhe nga Federata e Hendbollit e Kosovës, çmime inkurajuese për Edin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat