Muqolli: Besës i duhet vetëm fitorja 

Hendboll

Muqolli: Besës i duhet vetëm fitorja 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:35
Muqolli: Besës i duhet vetëm fitorja 

Arben Muqolli së bashku me Zdenko Kordi drejtojnë Besa Famgas nga Peja dhe kërkojnë pikë në Ferizaj kundër Kastriotit, në takimin derbi që luhet nesër në orën 19.00, në ndeshjen e javës së 20-të të elitës së hendbollit të Kosovës (meshkuj).

“Besës i duhet vetëm fitorja, që me nis nga vendi i parë play-off-in. Është përparësi e madhe kur je në pozitën e parë dhe sigurisht se terreni vendas luan rol të madh. Kemi ekip të mirë, mundem me mposhtë Kastriotin, varet se si luajmë.

Ekipet si vendas po luajnë më mirë dhe si mysafir jo. Ekipi Besës ka luajtur si vendas dhe si jashtë, por në lojën e fundit në Ferizaj nuk u tregua, luajti shumë dobët. Besoj e shpresoj se nuk do t’i përsërisin të njëjtat gabime edhe pse e dimë që Kastrioti ka një përforcim.

Prapë Besa mund të arrij fitore dhe shpresojmë të ia dalim. Nëse luajnë djemtë me zemër sikurse kanë luajtur në disa ndeshje si me Kastriotin në Pejë dhe me Prishtinën, besoj në fitore. 

Mbrojtja në lojën e fundit me Kastriotin luajti mirë por çaluam në sulm dhe duhet të përmirësohem aty”, ka thënë  trajneri Muqolli.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat