Haxhimusa tregon sa para i ka marr KHF Kastrioti, flet edhe për Vlora Jasharin dhe Lulzim Abazin  

Hendboll

Haxhimusa tregon sa para i ka marr KHF Kastrioti, flet edhe për Vlora Jasharin dhe Lulzim Abazin  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:35
Bashkim Haxhimusa

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, finalist i vitit të kaluar në Kupën e Kosovës në hendboll (femrat), po përjeton krizën më të rëndë prej se ekziston. Klubi është në situatë të rëndë dhe nuk përjashtohet mundësia edhe që të shuhet! Përgjegjësi për sport në Komunën e Ferizajt, Bashkim Haxhimusa, ka treguar fije e për pe se si është ndihmuar klubi. 
“KHF Kastrioti vërtetë është në gjendje të rëndë dhe është për keqardhje sepse një klub me traditë të gjendet në këtë situatë është e rëndë, por të akuzohet dhe të kërkohet përgjegjësi nga kryetari i Komunës z. Agim Aliu është çudi përtej çudisë.
Unë kam thënë edhe më parë se Kryesitë e klubeve po i shkatërrojnë vetë klubet sportive e jo organet komunale, këtë po e them me përgjegjësi të plotë se komuna jonë nuk mbahet mend që ka përkrahur sportin më shumë se tani që nga pas lufta e deri më sot, por këtu është një defekt: ose kryesitë e klubeve nuk e kanë lexuar ligjin e sportit fare, ose dëshiroj të sjellin turbullira për të i realizuar qëllimet e veta në forma të ndryshme”, thotë Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.  
Ai tregon edhe shifrën se sa është ndihmuar klubi i hendbollit Kastrioti (femrat).
“Komuna e Ferizajt e ka ndihmuar KHF Kastriotin me 7000 euro, mjete financiare për stinorin vjeshtor për vitin 2018 e që është e ligjshme që komunat e Kosovës të i ndihmoj klubet sportive me 20% deri në 30 për qind të mjeteve të nevojshme financiare nga totali vjetor i një klubi, ndërsa kryesia e klubit duhet të i siguroj mjete (70%) tjera të nevojshme, a deri më tani ka ndodhë e kundërta, e unë i pyes kryesinë e klubit sa mjete ka siguruar nga donatoret dhe çka bën ajo kryesi.
Nëse klubin e financoj komunat 100%, e që nuk ka të drejtë, atëherë çka na duhen kryesitë e klubeve, veç për me ju dhënë mjeteve financiare drejtimin kah me i shpenzuar apo duhet të kërkojnë donator…
Nëse ka dhënë dorëheqje kryetari i klubit nuk është fundi i botës, ku është nënkryetari, ku është drejtori i klubit, ku është sekretari, ku janë anëtaret e bordit, ku janë anëtaret e Kuvendit pse nuk mobilizohen dhe me nxjerrë klubin nga kjo situatë, edhe Vlora Jashari nuk ka pse të dorëzohet, sepse ende nuk ka fillu, për katër muaj punë nuk ka lodhje, duhet të kërkohen mundësit për ndryshim e jo të kërkohet dera e komunës sepse klubet sportive janë OJQ dhe përgjegjësia bie mbi organet udhëheqëse të klubit e kurrsesi dikund tjetër. Por si duket po kënaqen me një gjendje të tillë vetëm e vetëm që të akuzohet njëri tjetrin dhe këtu më së shumti po pëson ekipi, kjo është e padrejtë. 
Sa i përket financimit të klubeve për vitit 2019 ju e dini fort mirë se forma e subvencionimit ka ndryshuar dhe tani është shpallur ftesa publike për aplikim ku të gjitha klubet sportive kanë obligim të aplikojnë  në format ligjore dhe të kërkojë mjete financiare,  se paraprakisht kur dihet se komuna i ndihmon klubet herë pas herë e jo gjithë herë se nuk ka mundësi, por për krejt këtë le të pyesin Lulzim Abazin kryetarin e KH Kastriotit - meshkujt dhe ai do të ju sqaron se si menaxhohet klubi sportiv.
Unë mendoj se edhe mediumet e shkruara dhe elektronike kanë një përgjegjësi të madhe ndaj sportit se i kanë mundësit të bëjnë trysni në kryesitë e klubeve dhe të kërkohet përgjegjësi më të mëdha ndaj atyre që i shpenzojnë mjetet financiare nëpër klube sportive, e jo të kërkohet përgjegjësi ndaj atyre që i ndihmojnë klube sportive.
Shpresoj që shumë shpejtë KHF Kastrioti duhet të dalë nga kjo situatë dhe të i kthehet dinjiteti hendbollit femëror ferizajas, por kjo më së shumti mvaret nga strukturat ekzistuese të klubit sepse nëse ju nuk i ndihmoni klubit edhe ne s’kemi çka të bëjmë vetëm të fillojmë nga e para”, përfundoi Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat