Besnik Berisha kryetar i ri, Burim Zaskoku merr timonin e Kastriotit

Hendboll

Besnik Berisha kryetar i ri, Burim Zaskoku merr timonin e Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:14
Besnik Berisha kryetar i ri

Ndryshime të mëdha në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat). Pas largimit nga pozita e kryetarit e Skënder Ramadanit, në vend të tij emërohet Besnik Berisha, i cili pas shumë vitesh rikthehet në këtë pozitë. Ndërkaq, Vlora Jashari jep dorëheqje nga pozita e kryetrajneres dhe në vend të saj vjen ish hendbollisti Burim Zaskoku.

Berisha tregon arsyet pse mori pozitën e kryetarit të një klub që ka pasur krizë ekstreme në muajit e fundit. “Arsyeja - konsolidimi i klubit në të gjitha aspektet! Synimi për këtë sezon mesi i tabelës dhe finalja e Kupës së Kosovës!”, tha Berisha për gazetën kombëtarë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat