Trepça kompleton gjysmëfinalen

Hendboll

Trepça kompleton gjysmëfinalen

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:33
Trepça kompleton gjysmëfinalen

Është caktuar edhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e ka mposhtur Dritën e Gjilanit me rezultat 30:22. Pas pjesë së parë epërsia e vendasve ishte tri gola, 11:8. A. Shabani ishte më efikasi te Trepça me 9 gola, kurse për Dritën 7 gola i shënoi Y. Sllamniku. 
Ndeshjet tjera çerekfinale në të dy konkurrencat janë luajtur të martën e të mërkurën. Te hendbollistët në gjysmëfinale do të luajnë Besa Famgas, Kastrioti, Prishtina e Trepça. Te hendbollistet në gjysmëfinale do të paraqiten Shqiponja, Istogu, Vushtrria e Prishtina. 

Trepça – Drita 30:22 (11:8)
Trepça: Buqinca, Terziqi, Mujka 4, Çabra, Fejzullahu 3, Shala 2, Sejdijaj, Shabani 9, Beqiri 5, Abazxhiku 2, Maxhera 2, Nimani 1, Voca, Tahiri, Çela 2, Abrashi.
Drita: Sylejmani, Tosku 1, Jahiu 1, Mehmeti 3, Musliu, Sllamniku 7, Misini 6, Latifi 3, Bunjaku 1, Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat