Pikë të reja për Kastriotin e Prishtinën

Hendboll

Pikë të reja për Kastriotin e Prishtinën

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:05
Pikë të reja për Kastriotin e Prishtinën

Ashtu si pritej, Kastrioti e Prishtina i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 24-t të Superligës A për hendbollistë. Kastrioti fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 40:21. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej nëntë golave (21:12). Kastrioti me këtë fitore është ngritur në vend të parë me 44 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që luan të dielen. Vushtrria mbetet e gjashta me 18 pikë. 
Prishtina e mposhti Dritën në Gjilan me rezultat 46:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:13 për prishtinasit. Prishtina është e treta me 36 pikë, kurse Drita mbetet e katërta me 20 pikë. 
Të dielen (17:00) është ndeshja Vëllaznimi – Besa Famgas.

Drita – Prishtina 26:46 (13:20)
Drita: Bunjaku 2, Latifi 4, Misini 9, Sylejmani, Sllamniku 4, Musliu, Mehmeti 3, Shkodra 4.

Prishtina: Fetahu 4, Bajqinovci 7, Basholli 6, Ademi 4, Agushi, Beqiraj, Visoka 1, Hoxha 4, Shahini 2, Beshiri 14, Gjuka 4, Kastrati 1.

Vushtrria – Kastrioti 21:40 (12:21)
Vushtrria: Mikullovci, Ismaili, Lahu, Jashari 1, Neziri 1, Karagja 1, Demiri, M. Jashari 2, Musa 4, Sadiku 1, Shabani 6, Karaqa, Emini, Gubetini 5, Ibishi, Meholli.
Kastrioti: Curri, B. Syla 3, Zherka 2, A. Dugolli, Prekazi 5, Terziqi 7, Shabani 10, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari 3, Mustafa 3, Esati, Bassomben 5, Rajatoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat