Gjinovci në Kopenhagë

Hendboll

Gjinovci në Kopenhagë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:57
Gjinovci në Kopenhagë

Në Kopenhagë u mbajt edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale të hendbollit. Kosovën në këtë konferencë e përfaqësuan sekretari gjeneral i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe Sherif Xhema, administrator për IT.  

Është ky edicioni I 11-të i konferencës së sekretarëve gjeneralë, ndërsa morën pjesë 60 zyrtarë nga 47 federata. Në konferencë janë shtjelluar tema të shumta dhe me rëndësi për sportin e hendbollit. Është diskutuar dhe janë marrë informata për të ardhmen e garave të EHF-së, për kalendarin e ri, raportin digjital të ndeshjeve, qendrën profesionale të të dhënave të lojtarëve e për tema tjera.

“Ishte një konferencë në të cilën u shtjelluan shumë pika, duke filluar nga sporti me grupmoshat e reja, pastaj hendbolli për të gjithë, hendbolli në rrugë, familje etj. Temë tjetër ishte hendbolli femëror, kampionatet për grupmoshat e reja U17 deri U21, marketingu etj. Në këtë ‘workshop’ këto tema i debatuam, që konferenca e presidentëve në qershor t’i aprovojë dhe t’i dërgoj në  Kongres për miratim përfundimtar”, ka njoftuar sekretari gjeneral Gjinovci.

Konferenca është shfrytëzuar për takime të shumta dhe për vënien e kontakteve të reja me homologë nga vende evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat