Prishtina sfidohet në palestrën 'Bill Clinton'

Hendboll

Prishtina sfidohet në palestrën 'Bill Clinton'

Më: 6 prill 2019 Në ora: 10:37
Prishtina sfidohet në palestrën 'Bill Clinton'

Zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të në Superligën e hendbollisteve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Kastriotit e Prishtinës, që luhet të shtunën nga ora 18:00  në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj. Prishtina është e katërta me 20 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me 12 pikë. 
Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera: Vushtrria – Drita (19:00), Jusuf Gërvalla – Shqiponja (13:30) e Istogu - Vëllaznimi (14:00). Ndeshja Samadrexha – Vjosa luhet të dielen nga ora 15:00. 
Istogu që është i pari me 26 pikë, nuk pritet të ketë telashe me Vëllaznimin, njëjtë si Vushtrria me Dritën. Vushtrria është e dyta me 24 pikë. Edhe kampioni aktual, Shqiponja, është favorit i madh ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat