Kosova mobilizohet për Izraelin

Hendboll

Kosova mobilizohet për Izraelin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:21
Taip Ramadani

Ndeshja Kosova – Izraeli luhet më 10 prill nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Më pas më 14 prill Kosova luan sërish me Izraelin në Tel Aviv. Janë këto dy ndeshjet e radhës në fazën e dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”.

“Ndeshja e kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit është mundësi e madhe për djelmoshat tanë për të shënuar fitoren e parë në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2020”.

Që të bëhet kjo e mundur është i domosdoshëm kontributi I të gjithëve. Prandaj të gjithë adhuruesit e hendbollit e kanë vendin në palestër në përkrahje të zëshme për djelmoshat tanë”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat