Ramadani: Kosova është gati për izraelitët e fortë

Hendboll

Ramadani: Kosova është gati për izraelitët e fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:40
Fatmir Muhaxheri majtas, Eugen Saraçini në mes dhe Taip Ramadani djathtas

Të mërkurën (me 10 prill) kryeqyteti do të vlojë nga aktivitetet ndërkombëtare të hendbollit! Është një ditë e veçantë, se përveç kombëtares së Kosovës U-21, do të luajë edhe kombëtarja A e Kosovës, e cila ballafaqohet nesër në orën 19.15 me Izraelin, në kuadër të xhiros së tretë të grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 (meshkujt).   Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila pritet të mbledhë sa më shumë shikues.

Kosova deri me tash ka zhvilluar dy ndeshje, të parën si mysafirë me Poloninë ku kishin pësuar humbje me 37:13, dhe të dytën në Prishtinë u mposhtën nga Gjermania me 30:14. Izraeli ka një fitore e një humbje. Ata si mysafirë u mposhtën me rezultat 37:21 nga Gjermania dhe si vendas e mundën me një goldallim (25:24) Poloninë. Kosova U-19 dhe Kosova U-21 luajnë në kuadër të IHF Trophy Intercontinental. Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, tha se kryeqyteti është mikpritës i tri ngjarjeve të mëdha.  “Kemi qenë me fat që Federata e Hendbollit e Kosovës po e organizon këtë IHF turne, që ka pasur konkurrencë mjaft të madhe për të fituar këtë organizim dhe fatmirësisht ne e kemi marr mbi vete këtë organizim.

Në dy konkurrencat i kemi ekipet tona, të cilat do të marrin pjesë, kështu që besoj dhe shpresoj në organizim të mirë po edhe në arritje të rezultateve. Në konkurrencën U-19 dhe U-21 do të garojnë nga 6 ekipe, aty është Kosova, SHBA, Kanadaja, Zelanda e Re, Paraguai dhe Nigeria. Aktivitete të cilat i kanë parapri këtij organizimit mjaft të rëndësishëm i cili po bëhet në emër të hendbollit dhe do të ndihmojë natyrisht hendbollin e Kosovës i cili shumë me tepër se me parë po kuptohet si sport i rëndësishëm në Kosovë dhe me renome. Jemi në finish dhe nesër me datën 10 prill do të fillon turneu për U-19 ashtu edhe për U-21, e njëjta gjë, në të njëjtën ditë do të ndodhë edhe një ndeshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Izraelit.

Këto angazhime të federatës kanë rezultuar deri me tash mjaft të suksesshme, të dy reprezentacionet respektivisht të tri reprezentacionet, janë në përgatitje intensive dhe janë të gatshme për të filluar garat të ditës së nesërme”, tha Saraçini. Taip Ramadani, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se janë përgatitur dhe me një kujdes të madh i qaset takimit me izraelitët. “E kemi lojën e rëndësishme, është lojë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Kam pasur mundësinë që ta përcjelli Izraelin, është një ekip jashtëzakonisht i fortë, kanë përgatitje të shkëlqyeshme fizike, pjesa përbërëse e ekipit luan në Izrael dhe çdo njëri prej tyre ka më shumë se 50 lojë ndërkombëtare, një përvojë të madhe.

Është ekip i përsosur, i kompletuar dhe luajnë me një sistem, që shumë pak lojtarë i devijojnë sistemit të trajnerit dhe në këtë rast janë të disiplinuar dhe janë kundërshtar serioz. Ata në tetor kanë befasuar edhe Poloninë me fitoren në vendin e vet, kështu që, mendojmë dhe shpresojmë se lojtarët janë të frymëzuar nga kjo fitore e rëndësishme për ta. Ne kemi pasur katër ditë përgatitje në Turqi, patëm rastin edhe t’i luajmë dy miqësore me ekipin turk, pata rastin të shoh formën e lojtarëve të mi, jam shumë i kënaqur me shumicën e lojtarëve dhe janë tash në fazë përfunduese të kampionatit e janë të përgatitur mirë, sidomos lojtarët e Ferizajt dhe të Pejës, po ashtu edhe lojtarët që kanë ardhur nga jashtë, nuk kam pasur mundësi t’i provojë Enis Kabashin dhe Valon Dedajn, që kanë ardhur dje nga Gjermania, kemi edhe një stërvitje para ndeshjes me Izraelin dhe të komponohem”, thotë Ramadani.

Në pyetjen se sa është e fortë Izraeli kur dihet se e ka mundur Poloninë, Ramadani u përgjigj: “Në fazën e dytë kualifikuese të gjitha ekipet janë të forta, të gjitha më të forta dhe me përvojë se ne. Izraeli është ekip serioze dhe kanë luajtur në arenën vendore dhe kanë pasur pak fat në atë lojë me polakët. Çka duhet të ceki, ne kemi qenë ekip e përgjysmuar në Poloni, kemi pasur shumë lëndime, gati kemi shkuar me ekip të dytë. Mungesa e lojtarëve ka ndikuar në këtë rezultat. Izraeli është ekip serioze dhe ka me qenë një lojë e fortë, janë ekip luftarake, janë ekip që ndjejnë pasion dhe dashurinë e shtetit, luftojnë me zemër”.

Numri një i federatës tha se Kosova U -21 ka rast që të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror: “Kosova U-21 e ka rastin unik që në rast të zënies së vendit të parë automatikisht të klasifikohet në Kampionatin Botëror, që mbahet në muajin korrik në Spanjë”. Trajneri i kombëtares së Kosovës U-21, Fatmir Muhaxheri, tha se është atmosferë e mirë. “Sa i përket atmosferës dhe përgatitjes së skuadrës U-21, lirisht mund të them se është e mirë. Mendoj se kemi një skuadër mjaft kualitative, edhe pse kemi bërë disa përforcime nga jashtë, edhe plus 14 lojtarë janë nga IHF Troph 2018 që u mbajt në Prishtinë, kjo do të jetë një pozitivitet shumë i madh sa i përket kësaj gjenerate.

Nëse zëmë vendin e parë, do të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror U-21, ndoshta do të jetë edhe skuadra e vetme që do të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe”, tha Muhaxheri. Ai sqarojë edhe gjendjen e lojtarëve:  “Diçka nuk është në rregull me largimi e tre hendbollistëve, të cilët mund të jenë pjesë e përfaqësueses dhe është një rregull e re të EHF-i, që duhet të janë 14 dhe jo 16 lojtarë. Ne i kemi pasur 17 në përgatitje dhe aty pak atmosfera ke shumë e mirë, edhe pse u larguan ata u ndanë me një përfaqim. Ata janë pjesë e përfaqësueses edhe pse momentalisht nuk do të jenë në këtë garë. Mendoj se do të kualifikohemi”, thotë Muhaxheri.  

Image

Muhaxheri e Saraçini

Sa i përket shpërblimeve qoftë për Kombëtaren A qoftë për U-21 dhe U-19, Saraçini ka thënë se pa dyshim se do të ketë.  “Absolutisht po. Ne kemi vendosur që në rast të pjesëmarrjes dhe pastaj në rast të suksesit do të ketë shpërblime financiare, se çfarë shume do të jetë do të shohim ditëve në vijim, por do të ketë”, tregon Saraçini. Në fund, Muhaxheri foli edhe sa i njeh rivalët: “E kemi studiuar lojën e Taipei Kinez, është një lojë presingu e tyre, lojë e shpejt dhe duhet mençuri e lojtarëve tanë.  Problemin më të madh e kemi Paraguain dhe Amerikën, ku Amerika ka një ekip shumë kualitative, kam përcjell së paku gjashtë ndeshje të tyre.

Image

Saraçini e Ramadani

Nigeria nuk është ekip e keqe, është kualifikuar me U-21 për Kampionatin Botëror, po të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Amerika, që janë të kualifikuar dhe luftojnë për prestigj. Kemi premi, premia bukur të mira, por nuk është më rendësi se sa është, me rëndësi që të arrijmë qëllimin dhe jemi që sa vjet duke punuar që të bëjmë të pamundurën. Kemi katër përforcime nga jashtë, kemi një djalë që vjen nga Gummersbach Albin Xhafollin, pastaj Rinor Abdylin nga Zvicra, që luan në ligën e dytë dhe Ardian Halilin në ligën e tretë gjermane, po ashtu edhe Blendi Dalladakun që luan për Nantes-in”, përfundoi Muhaxheri.
Grupi I
Nesër

Polonia-Gjermania    18.00
Kosova-Izraeli    19.15
Tabela

1. Gjermania    2    2    0    0    4
2. Izraeli    2    1    0    1    2
3. Polonia    2    1    0    1    2 
4. Kosova    2    0    0    2    0

Kosova U-19 në grupin B
Kosova U-19 është në grupin B së bashku me Kanadanë e Zelandën e Re. Në grupin A janë Nigeria, Paraguaji e Taipei Kinez. 
Dy ndeshjet e së mërkurës luhen në palestrën 1 Tetori. Takohen: Zelanda e Re – Kanada (14:00) e Taipei Kinez – Nigeria (17:00). Prej së enjtes ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit. Të enjten janë takimet: Paraguaji – Taipei Kinez (13:00) e Kosova – Zelanda e Re (19:00). Të premten luhen dy ndeshje tjera: Ngeria – Paraguaji (13:00), Kanada – Kosova (17:00). Të shtunën janë gjysmëfinalet e të dielën finalja dhe ndeshja për vend të tretë.


Kosova U-21 në grup të fortë 
Kombëtarja U-21 e Kosovës është në grupin A. Kosova luan me Taipein Kinez, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Të enjten është ndeshja Taipei Kinez – Nigeria (17:00), kurse të premten prej orës 19:00 luajnë Nigeria e Kosova. Në grupin B, të mërkurën është ndeshja SHBA – Australia (13:00), të enjten Australia – Paraguaji (15:00), kurse të premten Paraguaji – SHBA (15:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat