Muhaxheri i lumtur që mposhti Taipei Kinezët

Hendboll

Muhaxheri i lumtur që mposhti Taipei Kinezët

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:32
Muhaxheri i lumtur që mposhti Taipei Kinezët

Kosova U-21 në hendboll (meshkujt) e ka bërë hapin e parë drejt suksesit historik, kualifikimit në Kampionatin Botëror, i cili në korrik të këtij viti zhvillohet në Spanjë. Në ndeshjen e parë të Trophy Intercontinetal, që po zhvillohet në Prishtinë, Kosova ishte më e mirë se Taipen Kinez, duke fituar me rezultat 31:23. Drilon Tahirukaj e Jon Muqolli me nga 7 gola dhe Albin Xhafolli (6) ishin më efikasit te Kombëtarja e Kosovës. Përzgjedhësi, Fatmir Muhaxheri është shprehur i kënaqur, por beson që hendbollistët e tij mund të tregojnë lojë edhe më të mirë. “ E kam thënë edhe më herët që Taipei Kinez ka një sistem ndryshe të lojës, sistem që nuk aplikohet në Evropë. Sidoqoftë,  djemtë e dhanë maksimumin dhe arritëm të shënojmë fitore, por besoj se ne mund të luajmë edhe më mirë”, ka thënë Muhaxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat