Njihuni me mjeket e kombëtares së Kosovës! - Bota Sot
Njihuni me mjeket e kombëtares së Kosovës!

Hendboll

Njihuni me mjeket e kombëtares së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:41
Njihuni me mjeket e kombëtares së Kosovës!

Në kryeqytetin e Kosovës po mbahet gara shumë e rëndësishme e IHF Trophy Intercontinental të hendbollit për U21 dhe U-19 dhe mbrëmë luajti edhe kombëtarja A e Kosovës dhe e mposhti me rezultat 27:24 Izraelin, në kuadër të grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Image

Leonora Halipi

Përveç shkëlqimit të kombëtares tonë, u pa edhe një organizim i jashtëzakonshëm në aspektin e mjekeve, ku mantelbardhet kryen detyrat për merak dhe ndër to ishte edhe ish portierja e hendbollit Leonora Halipi, aktualisht infermere. “Gjithmonë me hendbollin edhe si infermiere, sepse është shpirti im dhe i pandalshëm”, tha Leonora.
Në ekspeditë si mjekë ishin: Dr. Durim Gashi, Qëndresa Berisha, Albulena Jahaj dhe Leonora Halipi.

Image

“Të jesh pjesë e ekipit të mjekeve të spitalit Kavaja dhe ta ndihmosh Kombëtaren është më shumë se kënaqësi, në të njëjtë kohë edhe një obligim qytetar”, tha Leonora, ish portiere e KHF Prishtina, e cila është shumë ambicioze dhe shumë e gëzuar që pas një kohe u kthye sërish të loja që i dha gjithmonë shkëlqimin, por kësaj radhe duke ndihmuar si infermiere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat