Ramadani: Atmosferë e mirë në Izrael, lojtarët të uritur për fitore

Hendboll

Ramadani: Atmosferë e mirë në Izrael, lojtarët të uritur për fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:06
Ramadani: Atmosferë e mirë në Izrael, lojtarët të uritur për fitore

Kombëtarja e Kosovës zbarkon në Tel Aviv! Një pritje shumë e ngrohtë nga izraelitët për kombëtaren tonë, e cila të dielën në orën 18.00 do të ndeshet me Izraelin në kuadër të xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt). Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, nga Tel Avivi ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se djemtë janë të disponuar dhe me optimizëm e presin sfidën e radhës. Kosova është në grupin 1 së bashku me Gjermaninë, Poloninë dhe Izraelin.

Djelmoshat tanë shënuan fitoren e parë dhe historike të mërkurën që e lamë pas, me rezultat 27:24 ndaj Izraelit. Fitore që bëri bujë dhe që rritë apetitet e kombëtares tonë. Të gjithë janë me këmbë në tokë, me një qetësi e presim ballafaqimin në Tel Aviv, në kërkim të fitores eventualisht edhe një pikë do të ishte shumë e rëndësishme! “Nuk kemi pasur kurrfarë problemi rrugës, lojtarët janë në disponim të mirë, pak të lodhur nga udhëtimi, por do të pushojnë një ditë dhe të dielën do të kthehen në fushë”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Fitorja në Prishtinë ka rritur dukshëm oreksin të lojtarët tanë. “Tash e kam vërejt te lojtarët një përkushtim, një fokus të ri dhe janë të uritur për fitore, të cilët e din edhe sfida që i pret. E dinë që edhe Izraeli është shumë më i përgatitur, më interesuar për mu ballafaquar me fortë me ne. Nga udhëheqësi i tyre është komentuar, se humbja ka qenë shok i madh për gjithë Izraelin sepse kanë pritur fitore të madhe në Prishtinë.  

Ata janë me të përgatitur dhe me intensitet me të lartë, po ashtu kanë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve të tyre. Ne jemi gati për këtë sfidë, pres angazhim të madh të lojtarëve të mi”, theksoi ai. Ramadani flet se ku është forca e Kosovës, po ashtu tregon se ka edhe një mungesë për këtë sfidë. ”Forca jonë gjithmonë kam thënë se është mbrojtja jashtëzakonisht e fortë, është luftarake, të cilën e dëshmuan edhe në Prishtinë. Bënë një mbrojtje të disiplinuar.

Çka duhet me vepruar tash? Me pas opsione tjera në sulm, se ata e kanë studiuar sulmin tonë se si e kemi qarkulluar në Prishtinë, si kemi gjuajtur nga pozitat e ndryshme, tani duhet opsione të reja. E kam pushuar Endrit Xhafollin edhe për këtë ndeshje për shkaqe shëndetësore”, thotë Ramadani. Në fund tha se edhe një pikë është rezultat i favorshëm.

“Edhe një pikë është rezultat i favorshëm, pasi që në qershor luajmë si vendas me Poloninë dhe nëse luajmë me vullnet e me angazhim si ndaj Izraelit, edhe kundër Polonisë do të arrijmë më të mirën”, përfundoi Ramadani.  Gjermania kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Polonia, Izraeli dhe Kosova me nga 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat