Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur

Hendboll

Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës, sot ka tronditur kryeqytetin, kurse detajet e rasttit po bëhen gradualisht të njohura për publikun.

Siç kishte raportuar media, i dyshuari H. Krasniqi kishte vrarë gruan dhe rejen e tij dhe ka bërë vetëvrasje.

Përderisa këto informata, Insjaderit ia kishte konfirmuar edhe prokuroria, media merr vesh nga burime se familja e afektuar nga kjo tragjedi është ajo e një hendbollisti të njohur.

Kreshnik Kransiqi në fanellën e kombëtares së Kosovës

Fjala është për Kreshnik Krasniqin, hendbollistin shumë vjeçar të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës.
Krasniqi është lojtar i pozitës së qendrës në Prishtinë dhe në kombëtare, kurse në vitin 2013, ka qenë hendbollisti më i mirë në Kosovë, raporton media duke iu referuar të dhënave të konfirmuara nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka kishte konfirmuar paraprakisht për Insajderin se prokuroria veçse ka dërguar njerëzit e saj në vendin e ngjarjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat