Tre të vrarët në Dardani janë familjarë të hendbollistit, ngushëllon Federata

Hendboll

Tre të vrarët në Dardani janë familjarë të hendbollistit, ngushëllon Federata

Më: 22 prill 2019 Në ora: 17:49
Hendbollisti i njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka ngushëlluar hendbollistin e njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi, i cili humbi familjarë sot në tragjedinë e ndodhur në lagjen Dardania

Hendbollisti i njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi, i ka humbur sot tre familjarë, në tragjedinë që ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, ku humbën jetën bashkëshortja dhe prindërit e sportistit.

“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht, Eugen Saraçini, President i FHK-së”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat