Nuk ka shaka me pejanët

Hendboll

Nuk ka shaka me pejanët

Më: 25 prill 2019 Në ora: 10:26
Pamje nga një ndeshje

Kampioni aktual Besa Famgas ashtu si pritej ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Vushtrrisë. Në ndeshjen e parë të javës së 26-të të Superligës A, Besa të mërkurën fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:22. Për Besën kjo është fitorja e 24-të këtë edicion. Vushtrria ka pësuar humbjen e 14-të. Besa përforcohet në vend të parë me 48 pikë kurse Vushtrria mbetet e pesta me 20 pikë.
R. Shabani me 6 dhe A. Musa me 5 gola ishin më efikasët te Vushtrria. Te Besa Famgas u dalluan B. Idrizi e K. Tetova me nga 8 gola.
Dy ndeshjet tjera të javës së 26-të luhen të enjten. Më pas mbesin edhe dy xhiro deri në plejof.

Vushtrria – Besa Famgas 22:42 (11:25)
Vushtrria: Demiri, Lahu 2, Karaqa, Musa 5, Shabani 6, Melenica, Jashari 4, Krasniqi, Gubetini 3, F. Jashari 2, Ibishi, Emini
Besa Famgas: Mehmeti, Berisha, Vokshi 1, Idrizi 8, Bislimi 1, Çuziq 1, Kukrika 3, Gjua 2, Dr. Tahirukaj 4, Ramosaj, Tetova 8, Jupa 6, J. Muqolli 2, D. Tahirukaj 4, Y. Muqolli 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat