Xhiroja e fundit parapërgatitje për plejof

Hendboll

Xhiroja e fundit parapërgatitje për plejof

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:41
Xhiroja e fundit parapërgatitje për plejof

Me xhiron e 18-të përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve. Ndeshjet e xhiros së 18-të janë këtë fundjavë e më pas gara për titull vazhdon në plejof.

Ndeshja më interesante e xhiros së 18-të pritet të jetë ajo në mes të Shqiponjës e Prishtinës që luhet të dielen nga ora 14:00 në Gjakovë. Kampioni Shqiponja është i katërti me 23 pikë, ndërsa Prishtina e treta me 25 pikë. Dy skuadrat e kanë siguruar plejofin tashmë. Istogu prinë në tabelë me 32 pikë dhe në plejof starton nga vendi i parë. Vushtrria është e dyta me 29 pikë.

Të dielen janë edhe ndeshjet Drita – Istogu (15:00) e Samadrexha – Jusuf Gërvalla (15:00). Të shtunën është takimi Vëllaznimi – Vushtrria (17:00). Ndeshja mes Vjosës e Kastriotit regjistrohet 10:0 për skuadrën e Kastriotit pasi Vjosa ka lënë garat.

Në Ligën e Parë të femrave është poashtu java e 18-të. Të dielen janë tri ndeshje: Verona – Ulpiana (12:00), Trepça – Prizreni (12:00) dhe Dukagjini – CLICK (13:00). Ndeshja Llapusha – KEK-u zhvillohet më 2 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat